Espanyol-i është mposhtur sot me rezultatin 1-2 nga Villareal-i. Në kampin bardheblu nuk kanë munguar pakënaqësitë pas ndeshjes. Trajneri i Marash Kumbullës ka shfryrë ndaj arbitrimit në fjalën e mbajtur në konferenfë për shtyp. Manolo Gonzalesi ka deklaruar se nëse thotë të gjitha ato që mendon, atëherë do ta ndëshkohej.
“Ne pretenduam për një faull mbi Cheddira-n në kufijtë e zonës, çka ishte e dukshme. Për më tepër, arbitri i katërt largoi ndihmës trajnerin, i cili nuk tha asgjë. Është i njëjti që më dha mua karton të kuq vitin e kaluar në Leganes dhe kue e pashë e dija që mund të ndodhte gjithçka.
Nuk dua të flas shumë për atë (arbitrimin), sepse e di se çfarë mund të ndodhë më pas. Nëse them atë që mendoj, do të ndëshkohem”, ka deklaruar Manolo Gonzalezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/