Nedim Bajrami ka hyrë në formacionin e javës në Europa League. Debutim, gol dhe tek më të mirët e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian.
Padyshim që mesfushori shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër se është futbollist që i përgjigjet niveleve më të larta.
Vetém 55 sekonda i mjaftuan dje kundér Malmos për të tundur rrjetën kundërshtare dhe për të hyrë në historinë e Rangers. Skocezët fituan në shifrat 0-2 dhe Bajrami ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/