Laci vazhdon të marrë rezultate negative dhe të mos kthehet në vendin që i takon në Superiore. Kurbinasit marrin një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë ndaj Teutës. Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Beqjas.
Në minutën e 42 të takimit, pas goditjes nga lojtari i Teutës, portieri i Lacit u tregua tërësisht i pavëmendshëm duke mos e larguar topin nga zona. Kaq mjaftoi dhe kështu durrsakët do të merrnin 3 pikët nga kjo transfertë e vështirë. Përtej gjithë dëshirës dhe tentativa të tjera, në fund Laci nuk arriti dot që të barazojë rezultatin. /Sport Ekspres/