VIDEO/ Fitore për zemra të forta! Goxha i jep suksesin Besës në minutën e fundit, me sytë nga ngjitja në Superiore

Një ndeshje shumë emocionuese ishte ajo mes Apolonisë dhe Besës në Kategorinë e Parë. Apolonia kaloi e parë në avantazh me anë të Topit në minutën e 17, ndërsa Mazrekaj barazoi shifrat në të 30 nga pika e bardhë e penalltisë.

Kur pritej fundi i takimit, Goxha ka realizuar golin e tre pikëve për ta mbyllur ndeshjen në 1-2. Festë e çmendur dhe legjitime pasi Besa mban vendin e parë me 16 pikë pas 6 javëve kampionat dhe është me sytë nga Superiorja.  Nga krahu tjetër Flamurtari nuk gabon me Valbonën dhe Burreli ka fituar ndaj Lushnjës. Kukësi dhe Vora fituan me rezultatin minimal 1-0, duke mos sjellë asnjë surprizë të pakëndshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Apolonia 1-2 Besa

(Topi 17′ / Mazrekaj 30’P, Goxha 90+’)

Burreli 1-0 Lushnja

(Muriel 40′)

Flamurtari 2-0 Valbona

(Marku 15′, Oshafi 70′)

Kukësi 1-0 Korabi

(Hilaj 6′)

Vora 1-0 Pogradeci

(Ruzgis 76′)