“Edhe kur luate me ne i çanë kokën në Bernabeu”, Simeone i tërheq veshin Kurtuasë: Nuk festohet goli duke provokuar tifozët

Derbi i sotëm mes Atletikos së Madridit dhe Realit të Madridit u ndërpre pas golit të shënuar nga Militao. Kurtua festoi përpara tribunës kundërshtare, çka solli kundërpërgjigjen e tyre. Tifozët e Atletikos hodhën sende në fushë dhe ndërprenë përkohësisht ndeshjen. Diego Simeone ka dënuar këtë akt në konferencën e tij për shtyp, por thekson se lojtarët nuk duhet të provokojnë tifozët. Madje kujton se i njëjti episod i ka ndodhur Kurtuasë dhe në Bernabeu, kur mbante veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

“Kjo i ka ndodhur edhe kur luante me ne në Bernabeu. E gjuajtën dhe e çanë në kokë. Ka ndodhur dhe do të ndodhë. Por nuk duhet të ndodhë. Duhet të kemi kujdes. Duhet të japim ndihmën tonë të gjithë. Nëse provokojmë njerëzit, njerëzit acarohen. Dikush mund të festojë golin, por jo duke parë nga tribuna dhe duke bërë gjeste”, ka deklaruar Diego Simeone./Halit Delibashi-Sport Ekspres/