VIDEO/ Lënia në stol i ka hequr dëshirën për të luajtur? Pozicionimi dhe gjuajtja e Muçit tërheqin vëmendjen e tifozëve

Ernest Muçi është përfshirë sot në formacionin titullar të Beshiktashit pas shumë ndeshjeve të kaluara në stolin e rezervave. Por lënia në pankinë duket se i ka hequr sulmuesit shqiptar dëshirën dhe motivimin për të luajtur.

Të paktën diçka e tillë është vënë re nga tifozët e Beshiktashit. Në rrjetin social “Twitter” ka nisur të qarkullojë një aksion i shpërdoruar në minutën e 22-të të takimit. Beshiktashi ishte duke sulmuar në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte pozicionimi i Ernest Muçit shumë larg aksonit. Madje, në momentin që topi shkoi në adresë të tij, sulmuesi gaboi tërësisht me gjuajtjen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/