Janë luajtur sot ndeshjet e para të javës së dytë të Ligës së Kampionëve. Përballjet e sotme kanë prodhuar goleada dhe një prej tyre ishte ajo e Interit. Zikaltrit kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Crvena Zvezdën. Çalhanoglu (11’), Arnautoviç (51’), Lautaro Martinez (71’) dhe Taremi (p., 81’) ishin autorët e golave për ekipin e Inzagit. Minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Kristjan Asllanin, i cili u aktivizua në minutën e 70 dhe e festoi në fushë fitoren me goleadë.
Ndërkohë në Gjermani u luajt një nga ndeshjet më të bukura të mbrëmjes së sotme. Leverkuseni mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 Milanin. Sfida u vendos në minutën e 51-të nga Bonifejsi. Përballja mes Leverkusenit dhe Milanit ishte thuajse e barabartë, teksa përqindja e topit dhe rastet për gol janë pothuajse të njëjtapër të dy ekipet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/