Ricardo Calafiori ka shkaktuar habi me veprimin e kryer në përballjen mes Arsenalit dhe PSG-së. Mbrojtësi italian ka konsumuar cigare elektronike gjatë sfidës së vlefshme për atë që konsiderohet niveli më i lartë i futbollit europian, Champions League.
Calafiori ishte duke u ankuar te arbitri për kartonin e verdhë me të cilin u ndëshkua në momentin kur njëri prej shokëve të skuadrës i dorëzon në dorë një cigare elektronike që e kishin hedhur tifozët në fushë. Në mënyrë instiktive, futbollisti i Arsenalit e merr dhe e vendos në gojë, duke e konsumuar i pashqetësuar pranë arbitrit kryesor të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Riccardo Calafiori using a VAPE that was thrown onto the pitch in the Champions League tonight?! WTF?? pic.twitter.com/BpMkyi2VpH
— Football Hub (@FootbalIhub) October 1, 2024