Një situatë e paprecedentë ndodhi te Kosova pas ndeshjes me Rumaninë. Tre lojtarë, Arijanet Muriq, Zhegrova dhe Muslija u përjashtuan nga Federata dhe trajneri për sjellje të gabuara dhe mungesë profesionalizmi.
Sipas njoftimit, tre lojtarët dolën nga hoteli ku ishin të detyruar të qëndronin dhe frekuentuan lokalet e natës, madje Muriq ka tentuar të fus femra në hotel dhe të shfrenohet.
Por vetë lojtarët hodhën poshtë njoftimin e Federatës dhe nuk ngurruan ta sulmonin atë. Së fundmi, po tre lojtarët në fjalë kanë kërkuar falje dhe i janë bashkangjitur listës së Kosovës për ndeshjet e tetorit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/