Partizani dhe Egnatia kanë bërë detyrën në javën e 8 të “Abissnet Superiore”-s. Të kuqtë kanë mposhtur me rezultatin minimal Bylisin në “Arenën e Demave”. Ka mjaftuar goli i Marcelino Prekës në minutën e 71-të për të siguruar tre pikët mbrëmjen e sotme.
Ndërkohë po me rezultatin 1-0 ka fituar edhe Egnatia. Rrogozhinasit janë larguar me tre pikët nga transferta kundër Skënderbeut. Ndeshja u vendos nga Vuthaj, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 64-t të takimit. Kampionët në fuqi të Superiores tashmë renditen në vendin e dytë me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani është ngjitur në krye të renditjes me një pikë më tepër se Egnatia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/