Është luajtur java e tretë e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”. Në Grupin A Primo MFC, Dajti, Dymbëdhjeta, Tigres, Kastriotët dhe Barrikada triumfuan në takimet e tyre.
U regjistruan edhe dy barazime në ndeshjet Albamer – FC Mallakastra 2-2 dhe Coca Cola Tepelena – Legjendat 1-1. Në Grupin A Dajti dhe Kastriotët renditen në dy vendet e para me 9 pikë të plota.
Në Grupin B skuadrat e IMMI, Urban, Citizens, Musa, Parku, MD dhe FB Passion fituan në takimet e tyre. Dy sfida përfunduan në barazim Gaia Triumph – Three Lions 2-2 dhe FC Confucius – ATS 1-1.
Për skuadrën e Urban ishte fitorja e tretë radhazi dhe kryeson renditjen në Grupin B me 9 pikë të plota.