Shqipëria ka mposhtur Gjeorgjinë në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1. Trajneri i gjeorgjianëve ka shprehur zhgënjimin e tij në konferencën për shtyp të dhënë pas ndeshjes. Sanjol është shprehur se vendimet e gabuara në zonën e rreptësisë sollën këtë humbje të skuadrës së tij. Trajneri francez ka shpjeguar edhe arsyen përse vendosi që të ndryshonte skemën e tij të përhershme në përballjen e sotme me kuqezinjtë.
“Ndonjëherë pas një dështimi, ne duam të shohim gjithçka negativisht. Nga këndvështrimi im, ne kontrolluam topin dhe patëm disa raste për të shënuar. Sot vendosa një formacion shumë sulmues, sepse kundërshtari e luante topin nga mbrojtja. Mendoj se lojtarët e mi nuk kishin nevojë të mësoheshin me taktikat, por ne gabuam në pasimin e fundit dhe nuk mundëm të shfrytëzonim rastet e shënimit. Jam i zhgënjyer dhe i trishtuar. Shpresoj t’i korrigjojmë gabimet. Jam i zhgënjyer me lojën dhe rezultatin.
Arsyeja kryesore e humbjes është se duhet të kishim marrë vendime më korrekte në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Shpesh merrnim vendime të gabuara në zonën e penalltisë së kundërshtarit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Cikli kualifikues për Botërorin është përpara. Duhet të keni gjithmonë një plan të dytë dhe të tretë. Duhet ta pranojmë situatën në varësi të kundërshtarit dhe situatës. Për mendimin tim vendosa formacionin më të mirë, potenciali sulmues në stol ishte më i vogël, këtë vendim e mora në bazë të situatës.
Nuk kemi një lojtar të ngjashëm në pozicionin e Koçorashvilit dhe për këtë kam ndryshuar taktikën. Nuk mund të them shumë për Mikautadze-n, ai ka një situatë të vështirë në klub. Nuk do ta harrojmë atë që bëri në kombëtare. Si sot ashtu edhe në ndeshjet e mëparshme i është dukur se nuk ka minuta loje në klub. Nëse kjo vazhdon, mosaktivizimi i tij do të ndikojë si në karrierën e tij në klub ashtu edhe në ekipin kombëtar”, ka deklaruar Uilli Sanjoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/