VIDEO/ Faull apo u ngatërrua me këmbët e veta? Polemika të mëdha për kartonin e kuq të lojtarit të Milanit

Milani ka marrë sot një fitore të vështirë përballë Udinezes. Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultatin 1-0, por kanë qenë në fushë me një lojtar më pak që nga minuta e 30. Reijndersi u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, i cili me vendimin e tij ka hapur polemika të mëdha në opinionin sportive.

Lovriçu u rrëzua pranë zonës së rreptësisë dhe Reijndersi qendronte pas tij si lojtari i fundit i vijës së mbrojtjes kuqezi. Arbitri sinjalizoi goditje dënimi me ndihmën e sistemit VAR, duke ngjallur pakënaqësi te tifozët dhe stafi e futbollistët e Milanit.

Reagimi i opinionit sportiv për këtë vendim ishte i madh. Në rrjet kanë nisur të qarkullojnë pamje ku shihet se Lovriçi është ngatërruar me këmbët e tij dhe nuk ka pasur kontankt me Reijndersin. Nga ana tjetër, lojtari hollandez shihet se përpiqet të tërhiqet pas, për të shmangur kontaktin me kundërshtarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/