Borusia e Dortmundit do të përballet mbrëmjen e nesërme me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu”. Verdhezinjtë kanë mundësinë e revanshit, teksa sezonin e shkuar humbën finalen e Ligës së Kampionëve pikërisht kundër gjigantëve spanjollë. Trajneri Nuri Shahini e ka zhvilluar stërvitjen e sotme në Dortmund, duke befasuar opinionin sportiv me zgjedhjen e tij. “Bild”-i raportoi se në kampin gjerman i frikësoheshin spiunimeve nga Reali i Madridit.
Megjithatë, Nuri Shahini ka hedhur poshtë këto lajme. Ai ka shpjeguar në konferencën e sotme për shtyp arsyen e vendimit të tij. Trajneri i Borusias së Dortmundit ka thënë se dëshironte t’i jepte më shumë kohë lojtarëve që shtëpitë e tyre, pasi do të luajë tre ndeshje radhazi në transfertë.
“U stërvitëm në Dortmund, sepse kemi shumë ndeshje në transfertë në ditët dhe në javët në vijim. Dëshironim të kalonim sa më shumë kohë të ishte e mundur në fushën tonë stërvitore. Nuk të bëjë asgjë me ato çfarë kam lexuar. Nuk ka të bëjë asgjë me spiunimet. Sot është shumë e lehtë të bësh analiza, sepse gjithashtu kemi luajtur kundër Realit të Madridit. Kështu që nuk ka asgjë për të fshehur. Thjesht doja t’i jepja lojtarëve më shumë kohë në mjediset e tyre familjare, sepse do të udhëtojmë shumë në ditët e ardhshme”, ka shpjeguar Nuri Shahini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/