Nuri Shahini është shfaqur përpara mediave pas humbjes së thellë 5-2 kundër Realit të Madridit. Trajneri i Borusias së Dortmundit ka pranuar se kjo përmbysje e spanjollëve në pjesën e dytë ishte jashtëzakonisht e hidhur. Ai ka pranuar se ekipi i tij ka mbrojtur në mënyrë të dobët në fraksionin e dytë të lojës.
“Pësuam dy gola në dy minuta, çka nuk na ndihmoi aspak. Më pas dy golat e fundit që pësuam, nëse i llogarisim edhe ata, atëherë ishte shumë e hidhur. Pjesa e dytë ishte ekstremisht e hidhur. Mbrojtëm shumë dobët, por edhe klasi individual te Reali… Po, kjo humbje sot na dhemb shumë”, ka thënë Nuri Shahini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/