Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso, vendosi të ndëshkojë në mënyrë interesante Leon Dajakun për reagimin e tij shpërthyes gjatë zëvendësimit në ndeshjen kundër Slaven Belup në Koprivnicë.
Në minutën e 56-të të këtij dueli, Gattuso vendosi të fus Bambën dhe ta nxjerrë nga loja Dajakun. Vendimi i trajnerit të Hajduk nuk u prit mirë nga Dajaku dhe pas daljes nga loja pati një zemërim. Futbollisti i Hajdukut ka marrë një shishe me ujë dhe më pas e ka hedhur në stol.
Kjo lëvizje do t’i kushtojë Dajakut. Gattuso vendosi ta ndëshkojë, por këtë herë nuk është një dënim drastik. Futbollisti shqiptar do të duhet të paguajë darkën për të gjithë skuadrën. Pagesa me siguri nuk do të jetë e vogël sepse ekipi nga Spliti është mjaft i madh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/