“Për këtë erdhëm, donim sa më shumë gola të ishte e mundur”, thumbimi i Jamalit: Sa të shijon kur dëgjohet më shumë tifozeria jote në “Bernabeu”

Lamin Jamal vendosi një rekord të ri mbrëmjen e sotme, duke u bërë lojtari më i ri në moshë që shënon në një “El Clasico”. Talenti spanjoll ka deklaruar për mediat pas ndeshjes se ishin përgatitur për të shënuar sa më shumë gola të ishte e mundur kundër Realit të Madridit. Në fund ka edhe një thumbim për madrilenët, teksa është shprehur se ka ndjerë një kënaqësi edhe më të madhe kur në “Santiago Bernabeu” dëgjohej më tepër tifozeria katalanase se sa ajo vendase.

“Për këtë erdhëm. Kishim shumë besim. Kur shënuam golin e dytë donim të tretin, donim të katërtin. Sa më shumë të ishte e mundur. Në fund të shijon shumë kur dëgjon më shumë tifozët e tu se sa rivalët në stadiumin e tyre”, ka thënë Lamin Jamali./Sport Ekspres/