Goditja e dënimit e shkaktuar nga Serxho Ramosi kundër Mohamed Salasë 6 vite më parë është një nga momentet që ka mbetur në historinë e finaleve të Ligës së Kampionëve. Jurgen Klopi ende nuk e ka falur mbrojtësin spanjoll për veprimin e bërë ndaj lojtarit të tij.
I ftuar në podkastin e Toni Krosit, ish-trajneri i Liverpulit është shprehur se kurrë nuk do të mund ta kuptojë atë mentalitet të shfaqur nga Serxho Ramosi. Klopi ka theksuar se sa herë ka hasur lojtarë të tillë në ekipet ku ka drejtuar, është siguruar që t’i largojë.
“Veprimi (goditja e dënimit ndaj Salasë) ishte brutale. Sigurisht, ai nuk mund ta dijë se po i dëmton shpatullën, por ne të gjithë e dimë se ai e pranoi këtë gjë shumë i lumtur. Kurrë nuk mund ta kuptoj atë mentalitet. Kur kisha lojtarë të tillë, sigurohesha që t’i largoja”, ka thënë Jurgen Klopi./Sport Ekspres/