Trajneri i Shqipërisë ka publikuar listën sa i përket ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve. Këtë herë nuk kishte befasi, teksa janë grumbulluar të gjithë futbollistët që priteshin.
Shumë pritshmëri kishte për debutimin e Cristian Shpendit me Shqipërinë A, pas shpërthimit që ka bërë sulmuesi shqiptar në Serinë B, me golat e shënuara. Madje Shpendi zgjodhi që të bënte pak presion për kuqezinjtë, teksa i la derën të hapur Italisë për një ftesë të mundshme. Megjithatë Silvinjo që doli sot në konferencën për shtyp, e ka marrë këtë situatë me shumë qetësi dhe nuk ndihet i shqetësuar. Ai është shprehur se e ka lënë jashtë Cristian Shpendin pasi nuk ishte momenti që ta merrte dhe ta aktivizonte disa minuta, thjesht për ta djegur.
“Vendi i parë në grupin B1? Mund të jemi të parët, të 4 janë ekipe që kanë luajtur në europian. Kanë futbollistë të fortë dhe luajnë në Premier League, Bundesligë, Serie A. Gjithçka është e hapur, por kemi një avantazh se luajmë në shtëpi. Muçi po shkëlqen kemi “dhimbje koke” se kush do të luajë? Për mua kjo dhimbje koke është e mirë. Duhet të kem hapësirë për lotjarët që të zgjedh. 3 ekipet janë të forta. Gjeorgjia ka bërë mirë në Europian, Çekia dhe Ukraina luajnë shumë.
Manaj, Kumbulla dhe Bare kanë disa ditë larg fushave dhe duhet të shikojmë se çfarë gjendje kanë. Muçi po luan shumë mirë dhe Bajrami po shkëlqen në Skoci. Asnjë nuk e di unë kam shkuar për të parë Muçin dhe asnjë nuk e di se sa e vështirë është të ambientohesh në një klub tjetër. Një lojtar ka nevojë për mbështetjen në një moment të vështirë, qoftë edhe për një përqafim.
Në këtë listë të zgjeruar, pse nuk kishte vend për Christian Shpendin? Këtu po ndodh diçka e bukur me Kombëtaren, pasi po marrin shumë lojtarë nga U-21. Simonin, Fetain dhe ndihem keq për Pajazitin që është i dëmtuar dhe i duhen edhe disa javë për tur rikuperuar. Nuk ishte momenti vetëm për ta grumbullar Shpendin vetëm për t’i dhënë disa minuta. Ndoshta do të jetë momenti të marrin të dy vëllezërit njëherësh (qesh)”, tha Simoni. /Sport Ekspres/