Trajneri i Evertonit ka përditësuar opinionin sportiv për gjendjen fizike të Armando Brojës. Dyche ka thënë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me West Ham-in se sulmuesi shqiptar ka nisur të stërvitjet me topin dhe të njohë lojën e shokëve të skuadrës në fushë. Trajneri i Evertonit ka theksuar se pas pushimit të Kombëtareve Broja do të jetë gati 100%, pasi do të kryejë stërvitje të plotë me grupin.
“Broja po merr ndjesine e topit. Asgjë më shumë në këtë fazë. Tani po fillon të njohë edhe lojtarët, sepse erdhi nga një dëmtim që e dimë të gjithë dhe ka punuar vërtetë shumë-shumë mirë. Ka bërë shumë përpjekje me stafin mjekësor, por tani po vjen rrotull lojtarëve të tjerë në fushë. Më parë ka qenë në dhomat e zhveshjes, por ka bërë vetëm nxehjen dhe ka punuar me stafin mjekësor. Shpresoj që nga java e ardhshme do të bëjmë përpara. Padyshim që do të ketë nevojë për një program lojërash. Kur të kthehen lojtarët pas ndeshjeve të Kombëtareve ai do të kryejë stërvitje të plotë me grupin”, ka thënë Sean Dyche./Sport Ekspres/