Zllatan Ibrahimoviç ka dhënë një intervistë për revistën e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, ku ka folur rreth projektit të Milanit. Tashmë në rol drejtues te kuqezinjtë, ish-sulmuesi suedez ka theksuar se vizioni i klubit është që të bëjnë historinë. Ibrahimoviçi ka shprehur se te Milani kanë një ambicie të madhe për trofe dhe për këtë synim do të punojnë sa më shumë që të jetë e mundur.
“Besoj te projekti, te ajo çfarë Milani përfaqëson. Ndajmë të njëjtin vision me pronarët, të bëjmë historinë dhe të fitojmë. Dua të bëj gjëra të mëdha te Milani. Ambicia jonë është që të bëjmë historinë. Të bësh historinë do të thotë që të fitosh trofe. Ne këtë do të synojmë. Do të punojmë fort, sepse kemi ambivie të mëdha. Tani mungojnë rezultatet, por ato duhet të vijnë. Ka shumë risi”, ka deklaruar Zllatan Ibrahimoviçi./Sport Ekspres/