Ismet Munishi ishte i ftuar në emisionin “Koha Shtesë”. Trajneri i njohur shqiptar ka dhënë mendimet e tij dhe ka bërë analizën sa i përket kësaj performance fantastike të Shqipërisë, por edhe duke komentuar vazhdimësinë në Europian. (Videon e plot të emisionit e ndiqni më poshtë)
“Unë nuk dua në shortin e Europianit vetëm Anglinë dhe Francën. Vetëm këta nuk i dua se kanë shumë cilësi në ekip. Me të tjerët mund të konkurrojmë, Spanja nuk është mirë, Italia nuk është mirë, Gjermania nuk është mirë. Nuk do i doja, dhënë Zoti që të shkojmë deri në fazën çerekfinale apo gjysmëfinale.
Serbia? Unë nuk do e doja as këtë rival. Nuk do e doja pasi do të përzihen politika me sportin, mund të rëndoheshim shumë dhe mund të humbisnim. Përshembull më kujtohet ndeshja në Botëror, Zvicër-Serbi. Serbia kishte shumë kualitet, ndoshta edhe më shumë se Zvicra, por shkaku i ngarkesës së madhe emocionale bëri që të humbnin fare lehtë kundër Zvicrës. Djali im do Serbi-Shqipëri, edhe djali e do këtë, por ne nuk duhet të mendojmë si djali im”, tha Munishi. /Sport Ekspres/