Partizani arriti të fitonte ndaj Laçit në shifrat 1-0. Shumë raste të humbura, por një gol që mjafton për të marrë sërish kreun.
Albers Keko në minutën e 57 e dërgoi topin në rrjetë me kokë. Falë këtij realizimi Partizani merr jo vetëm 3 pikët ndaj Lacit, por edhe vendin e parë.
Nga krahu tjetër, super sfida Elbasani-Tirana u mbyll pa gola. Realizimi i parë erdhi nga ana e Ardit Hilës në të 57, që solli avantazhin. Por pak minuta më vonë, Tirana barazoi gjithçka me anë të Dembele. /Sport Ekspres/