Mario Mitaj është përshtatur në mënyrën më të mirë të mundshme në Arabinë Saudite. Aftësitë e mbrojtësit shqiptar kanë rënë menjéherë në sy. Lojtari 21-vjeçar ka dalë mbi yjet e blerë nga Al Itihadi, si Kante, Fabinjo, Bergvijn apo Diabi.
Ai është shpallur sot njeriu i ndeshjes përballë Al Fatehut. Al Itihadi fitoi me rezultatin 2-0, ku asisti i golit të parë të takimit erdhi pikërisht nga Mario Mitaj./Sport Ekspres/