Ndërtojini një kornizë këtij njeriu dhe vareni në mur! Nga Shqipëria direkt në Serinë A, Alen Sherri merr vlerësime të mëdha: Është akullnajor!

Alen Sherrit padyshim që duhet ti ndërtosh një kornizë dhe foton e tij duhet ta varim në mur. Është një shembull i pastër frymëzimi për lojtarët e rinj, sa i përket rrugës se ku duhet të shkojnë dhe njëkohësisht i inspiron për faktin se mund të luash në elitat e futbollit europian edhe nëse aktualisht je duke luajtur në Shqipëri.

Në të kaluarën ka pasur shumë raste si Uzuni, Rrahmani, Muriqi apo edhe lojtarë të tjerë që kanë kaluar nga Shqipëria, më pas ndërtuan një tjetër rrugë në karrierë dhe në fund mbërritën në elitat europiane.

Por Alen Sherri i theu të gjitha barrierat, kaloi nga Egnatia te Cagliari në Serinë A. Sherri ka fituar vendin e titullarit kundër Scuffet teksa ka luajtur në tre ndeshjet e fundit me Cagliarin. Dje për herë tëp arë ka mbajtur portën e paprekur ndaj Veronës, në fitoren 1-0. Vlerësimet nga Italia ishin shumë pozitive teksa mediat në këtë vend vlerësojnë Sherrin për shkak të besimit dhe guximit të madh që ka në daljet për t’i dhënë qetësinë mbrojtjes, madje duke e konsideruar “akullnajor”. /Sport Ekspres/