“Djalli” nuk ia del dot përballë Gjimshitit me shokë, Atalanta mposht Milanin dhe merr fitoren e 9 radhazi

Atalanta ka shfaqur sërish forcën e saj në këtë sezon, këtë herë përballë Milanit. “Djalli” nuk ia ka dalë dot përballë Gjimshitit me shokë. Bergamaskët kanë mposhtur kuqezinjtë me rezultatin 2-1, duke siguruar kështu fitoren e 9 radhazi në të gjitha kompeticionet.

Golin e parë të takimit e shënoi një ish i Milanit, De Ketelaere. Belgu tundi rrjetën në minutën e 12 dhe i dha epërsinë bergamaskëve. Morata ktheu sërish baraspeshën 10 minuta më vonë, por goli i tij ishte i pamjaftueshëm për të nxjerrë kuqezinjtë me pikë nga Bergamo. Lukmani e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 86 dhe i dhuroi fitoren skuadrës së Gasperinit. Tashmë Atalanta prin tabelën e renditjes në Serinë A./Sport Ekspres/