Shqipëria ka njohur sot kundërshtarët me të cilët do të ndeshjet në kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Së bashku me kuqezinjtë në grupin K do të jetë edhe Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Trajneri i “tre luanëve” ka dhënë përshtypjet e tij të para për shortin në një intervistë për “Sky Sports”. Tomas Tuheli ka shprehur respektin e tij maksimal për Shqipërinë dhe për Serbinë, duke mos e konsideruar aspak të lehtë grupin për ekipin kombëtar anglez.
“Kam respekt të madh për Serbinë dhe për Shqipërinë. Mund të të befasojnë gjithmonë. Kanë një histori të fortë të futbollit, të teknikës së futbollit. Kanë tifozeri emocionale dhe lojtarë emocionalë. Kanë dy ish-lojtarë të famshëm si trajnerë dhe duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këtë”, ka deklaruar Tomas Tuheli./Sport Ekspres/