Juventusi është befasuar mbrëmjen e sotme nga Venecia. Bardhezinjtë arritën të merrnin një barazim 2-2 në minutën e fundit të takimit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Vlahoviçi. Tiago Mota ka pranuar ecurinë negative të “zonjës së vjetër” dhe ka thënë në një intervistë e “Sky Sports” pas përfundmit të ndeshjes se këto rezultate nuk kanë justifikim.
“Nuk luajtëm mirë dhe këtë e tregojnë rezultatet. Duhet të bëjmë më mirë, edhe ndeshja e shkuar nuk ka të bëjë fae me këtë, sepse çdo lojë tregon historinë e vetë. Sot nuk jemi të kënaqur me performancën dhe e rezultatet. Nuk ka justifikime në këtë moment për atë që po kalojmë. Sot ishte diçka ndryshe dhe ky nuk është një justifikim, por realiteti ynë, të cilin duam ta përmirësojmë, sepse nuk duam të qendrojmë aty ku jemi për momentin”, ka deklaruar Tiago Mota./Sport Ekspres/