“Të gjithë lojtarët firmosën topin për mua”, Uzuni pasi shënoi 3 gola: Për këtë punoj çdo ditë, të bëj njerëzit të lumtur

Myrto Uzuni ishte heroi i Granadës mbrëmjen e djeshme. Futbollisti shqiptar tundi rrjetën 3 herë brenda 90 minutave, duke i dhënë skuadrës fitoren e radhës. Ashtu siç e do zakoni kur shënon “hat trick”, Uzuni e mori topin me vete, por këtë herë me një “dhuratë” edhe nga shokët e skuadrës. Sulmuesi beratas tha për mediat pas ndeshjes se topi u firmos nga të gjithë lojtarët e Granadës. Ai theksoi se punon çdo ditë me disiplinë të rregullt vetëm për të bërë tifozët të lumtur.

“Të gjithë lojtarët firmosën topin për mua. Jam shumë i lumtur. Ky ekip do gjithmonë që të fitojë. Kurrë nuk futemi në fushë për të barazuar apo për të humbur. Është një klub i madh, i cili do që t’i bëjë tifozët të lumtur. Për këtë punoj çdo ditë, nga stërvitja në shtëpi, çdo ditë, që njerëzit të jenë të lumtur”, ka deklaruar Myrto Uzuni./Sport Ekspres/