Gjimshiti godet shtyllën, por shkakton penallti që hap polemika të mëdha! Ismajli humb “derbin” mes kapitenëve të Kombëtares

Gjimshiti dhe Ismajli kanë luajtur sot përballë njëri-tjetrit në ndeshjen mes Atalantës dhe Empolit, e vlefshme për javën e 17 të Serisë A. Ishte Gjimshiti ai që në fund fitoi derbin mes dy kapitenëve të Kombëtares shqiptare, teksa bergamaskët triumfuan me shifrat 3-2.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës flirtoi me golin në minutën e 42-të, por shtylla i mohoi festën. Ndërkaq, në minutën e 55 Gjimshiti ishte sërish protagonist për zikaltrit, por këtë herë duke shkaktuar penallti. Në përpjekje për të larguar topin, këmba e tij përplaset me këmbën e Grasit. Gjyqtari vendosi të sinjalizonte për 11 metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Esposito. Një vendim që ka shkaktuar polemika në rrjet, teksa të shumtë janë ata që kanë vënë në diskutim këtë penallti./Sport Ekspres/