Një ndeshje e flaktë do të jetë ajo mes Manchester City dhe Everton kryesisht për tifozët shqiptarë. Shumë kohë pa e parë Armando Brojën kundër një ekipi të madh në Premier League, ku do të jetë në lojë për shumë minuta.
Të paktën kështu pritet sipas raportimeve të mediave britanike. Everton ka marrë dy rezultate pozitive së fundmi teksa ka ndalur në barazime pa gola Chelsea dhe Arsenal. Në ndeshjen kundër Chelsea, Broja nuk mund të luante për shkak të marrëveshjes së huazimit.
Për fatin e mirë të sulmuesit shqiptar, Everton po vuan për gjetjen e golit dhe për një sulmues pasi Calvert ka 12 ndeshje pa shënuar edhe pse i luan të gjitha takimet si titullar. Për shkak të kësaj arsye dhe faktit se Broja ka pushuar në ndeshjen me Chelsea, pritet që sulmuesi shqiptar ta nis nga minuta e parë takimin kundër Manchester City. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/