Myrto Uzuni është kthyer në simbolin e Granadës. Sulmuesi shqiptar është padyshim njeriu i momentit në klubin spanjoll, ku me golat dhe grintën e tij ka rrëmbyer zemrat e tifozëve.
Granada ka njoftuar përmes kanaleve të saj zyrtare në rrjetet sociale se tifozët do të kenë mundësinë të fitojnë një fanellë të firmosur nga vetë Uzuni. Klubi bardhekuq ka zgjedhur të jetë kjo dhurata e tyre për Krishtlindje, duke i ftuar të regjistrohen në faqen zyrtare të klubit për të marrë pjesë në shorte.
“Dhurata më e mirë për Krishtlindje. Plotësoni formularin dhe hyni në shorte për të fituar një fanellë të firmosur nga Uzuni. Merrni pjesë nga data 23 deri në 27 dhjetor. Fituesin do ta gjeni në 28 dhjetor në ‘storie’-t tona”, ka njoftuar klubi Granada./Sport Ekspres/
? El mejor regalo para estas Navidades.
¡Rellena el formulario y entra en el sorteo de una camiseta firmada por Uzuni! ????
? Participa del 23 al 27 de diciembre en https://t.co/0CZljiI2yH
? El ganador, el 28/12 a través de nuestras stories.
— Granada CF ???? (@GranadaCF) December 23, 2024