Kristian Shpendi do të mbetet gjatë në zërat mediatik në merkaton e janarit. Sulmuesi shqiptar është një emër joshës në Serinë A pasi ka vazhdimësinë e golave të shënuar. Pasi bëri një sezon fantastik në Serinë C, edhe në Serinë B nuk po e ndalon hapin.
E gjitha kjo ka sjellë interesin e madh të ekipeve gjigand në Serinë A pasi futbolli modern po vuan shumë sa i përket sulmuesëve që janë nuhatës së portës kundërshtare. Shifrat flasin në favor të Shpendit dhe sipas mediave italiane, Juventusi po mendon seriozisht transferimin e tij në janar. Mediat italiane theksojnë gjithashtu shifrën shumë të përballueshme të kartonit të Shpendit, vetëm katër milionë euro, ndërsa te bardhezinjtë do të ishte alternativa e dytë pas Vlahovic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/