Oferta të shumta kanë mbërritur për Kristian Shpendin. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen me golat e shënuara te Cesena në këtë sezon në Serinë B. Fiorentina i ka bërë një ofertë zyrtare duke i ofruar vendin si zëvendësues të Moise Kean.
Jo pak për sulmuesin shqiptar, ndërsa konkurrenca me Moise Kean do të ishte fantastike për të pasi i garantonte shumë hapësirë. Megjithatë Cesena ka zgjedhur që ta refuzojë ofertën e bërë nga Fiorentina, duke kërkuar që ta mbajë lojtarin deri në fundin e sezonit.
Ndërkohë TuttoMercato ka raportuar se edhe Dinamo e Zagrebit e kërkon me ngulm Shpendin. Pasi Cannavaro ka mbërritur në Zagreb, trajneri i ri kërkon që të marrë në ekip një lojtar të cilin e njeh mirë në Itali. “Nuk është vetëm Fiorentina e interesuar. Është edhe Dinamo Zagrebi që interesohet për Shpendin, në një rrugë që mund të jetë e ngjashme me atë të Dani Olmos”, shkruan mediat italiane. /Sport Ekpsres/