Marrëdhënia mes Conceicao dhe Milanit duket si një dashuri me shikim të parë. Vetëm pak ditë si trajneri i ri i kuqezinjëve dhe arriti të fitonte kundër Juventusit dhe Interit. Kështu Conceicao arriti të fitonte trofeun e Superkupës, me vetëm dy ndeshje në stol.
Në Itali kanë zbuluar edhe një prapaskenë. Emri i këtij trajneri ishte në qendrën e vëmendjes nga disa klube dhe Kombëtare. Madje mësohet se Conceicao ishte shumë pranë Belgjikës, që i kishte ofruar një rrogë dy herë më të lartë se të Milanit. Por tekniku ka pranuar ofertën e Milanit dhe ka refuzuar pagën më të lartë të Belgjikës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/