anë zhvilluar sot punimet e ditës së dytë të workshop-it të Federatës së Futbollit për mirëmbajtjen e terreneve sportive, i zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë HATKO, përgjegjëse për mirëmbajtjen e fushave të stadiumit “Arena Kombëtare” dhe “Shtëpisë së Futbollit”.
Fokusi i këtij workshop-i ishte trajnimi i stafit të mirëmbajtjes së terreneve sportive të klubeve të “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë nga eksperti turk Tu?rul Hocao?lu, i cili ndau njohuritë, eksperiencën e tij dhe praktikat më të fundit europiane me pjesëmarrësit.
Eksperti i terreneve sportive, Tu?rul Hocao?lu foli për mikrofonin e fshf.org dhe theksoi rëndësinë e workshop-it për rritjen e kapaciteteve të stafit mirëmbajtës të fushave në Shqipëri.
“Qëllimi i seminarit ishte ndarja e njohurive mbi praktikat e mirëmbajtjes në fushat me bar natyral, ndarja e eksperiencës time sigurisht, por edhe e stafit që punon në Shqipëri është e rëndësishme. Çdo mirëmbajtës i terreneve sportive është fermeri i fushës së tij. Nëse e ndajnë këtë eksperiencë me ne, do të ndërtojmë një bazë njohurish për terrene sportive më të mira”, – u shpreh Hocao?lu.
“Kampionati Europian 2025 për U17 po vjen, ndaj nëse punojmë së bashku, bëjmë listën e kontrollit, rrisim cilësinë dhe i ndajmë njohuritë gjatë punimeve, do të kemi terrene më të mira sportive, sipas perceptimit tim”, – përfundoi ai.
Përgjegjësi i mirëmbajtjes së stadiumit “Loro Boriçi”, Shkëlzen Kraja vlerësoi workshop-in dhe theksoi rëndësinë e marrjes së njohurive nga ekspertë të huaj.
“Ishte një seminar i organizuar nga FSHF, mjaft i vlefshëm për rritjen e cilësisë në mirëmbajtjen e tapeteve të fushave të barit. Njohuritë shtesë nga specialistët e huaj na ndihmojnë mjaftueshëm për avancimin e kushteve më të mira për mirëmbajtjen e terrenit”, – tha Kraja.
Xhevdet Muzhaqi, përgjegjësi i mirëmbajtjes së terreneve sportive në FSHF shprehu se eksperienca të tilla rrisin standardet e punës së stafit dhe cilësinë e fushave.
“Ky seminar, që zhvillohet nga FSHF për mirëmbajtjen e terreneve sportive në të gjitha fushat e vendit, është shumë i leverdishëm dhe efikas, pasi ndihmon në mirëmbajtjen dhe rregullimin e fushave që të kenë një jetëgjatësi më të madhe dhe të jenë në kushte sa më optimale. Është një eksperiencë e mirë që merret në bashkëpunim me specialistë që kanë lidhje me UEFA-n, FIFA-n dhe FSHF-në. Eksperienca e sjellë na ndihmon shumë që të rrisim standardet e mirëmbajtjes dhe rregullimit të fushave, për të pasur fusha sa më të mira”, – theksoi z. Muzhaqi.