Barcelona dhe Sevilja prej disa kohësh nuk kanë një marrëdhënie të mirë dhe pak ditë më parë drejtuesit e Barcelonës vendosën t’i japin fund të gjitha marrëdhënieve biznesore me klubin andaluzian.
Marrëdhëniet mes klubeve u tensionuan për shkak të regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Victor. Sevilla ishte publikisht kundër, gjë që Laporta dhe drejtuesit e tjerë të Barçës nuk i pëlqeu aspak. Ky vendim gjykate u prit me kritika të mëdha dhe presidenti i Sevillas, Jose Maria del Nido Carrasco nuk mund të heshte më dhe kritikoi ashpër klubin katalanas, por edhe Real Madridin.
“Në këtë vend, nëse je Barcelona apo Real Madrid, për ty zbatohen rregulla të veçanta. Nëse je një “vdekshëm” i zakonshëm si ne dhe klubet e tjera, atëherë rregullat zbatohen ndryshe. Ky vendim i gjykatës është shumë, shumë i rrezikshëm. Mendoj se është i padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë të ligës, por edhe ndaj vetë tifozëve”, shtoi presidenti i Sevillas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/