Conceicao e pranon: Pjesa e parë më e shëmtuar në gjithë karrierën time si trajner, kam 13 vite në këtë punë

Milani ka bërë menjëherë gabimin e parë pas dy super fitoreve me trajnerin Conceicao. Kuqezinjtë kanë ardhur nga fitimi i Superkupës në Arabinë Saudite, atje ku mundën Juventusin dhe Interin, për të barazuar 1-1 ndaj Cagliarit.

Menjëherë pas takimit, trajneri i Milanit ka shpërthyer në intervistë duke pranuar hapur se ishte zhgënjyer nga ekipi. “Kjo ishte pjesa e parë më e shëmtuar që unë kam parë nga një ekip i imi, në gjithë karrierën time si trajner. Dua të them që unë e bëj këtë punë prej 13 vitesh”. /Sport Ekspres/