Sulmuesi i Leçes, Nikola Krstovic, shoku i ekipit të Ylber Ramadanit, ka bërë një njoftim shumë interesant në rrjetet sociale. Nëpërmjet një njoftimi në Instagram, lojtari tregon se po shet një makinë. Bëhet fjalë për veturën Volksëagen Golf 8 GTD, të cilën malazezi dëshiron ta shesë sa më shpejt.
Edhe pse ai mund ta bënte këtë përmes faqeve të njohura dhe nuk kishte pse të vinte në pah veten, nuk i interesonte.”Shitet makina, çmimi 41000 euro, urgjent”, shkruante Krstoviç. Nuk dihet nëse Krstoviç i nevojiteshin aq shumë paratë, sa që nuk pati kohë të priste.
Është një gjë e rrallë që një lojtar që luan në Serinë A të shes makinën nërpërmjet rrjeteve sociale, teksa dihet që futbollistët e këtij niveli drejtojnë makina të sponsorizuara dhe nëse e shesin diçka, këtë e bëjnë nërpëmjet palëve të treta, me dëshirën që të mos jenë në plan të parë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/