Anceloti duket se e ka humbur dhomën e zhveshjes te Real Madridi. Sekreti i madh i suksesit të këtij trajneri dhe pika e tij më e fortë, tani nuk i përket më. Anceloti që njihej si njeriu që i bënte të gjithë të ndiheshin të lumtur dhe lojtarët ia shpërblenin në fushë, është duke përjetuar një moment të vështirë.
Rezultatet kanë ndikuar në ndryshimin e atmosferës dhe te madrilenët ka një kryengritje. Media spanjolle Relevo tregon se brenda Realit ka një grup lojtarësh që janë të pakënaqur. Sipas kësaj media, Anceloti i trajton ashpër disa lojtarë dhe disa të tjerë me shumë butësi. Të paktën ky është mendimi i disa prej lojtarëve, teksa nuk tregon emra konkretë, por përmenden vetëm dy të rinjtë që janë mes tyre, Arda Guler dhe Endrick, të cilët kërkojnë më shumë minuta. /Sport Ekspres/