Amad Diallo shfaqet sërish në momentet e vështira për të shpëtuar Manchester United-in. Sulmuesi afrikan ka shënuar 3 gola brenda harkut kohor të 12 minutave. Ugarte i dha epërsinë Southampton-it falë autogolit të shënuar në minutën e 42-të, ndërsa United-i reagoi vetëm në minutën e 84-t.
Diallo e dërgoi topin në rrjetë për të kthyer sërish baraspeshën dhe më pas, në minutën e 90 dhe të 94-t përmbys ndeshjen në favor të “djajve të kuq”. Me këtë fitore Manchester United-i shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 12 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/