Ish-drejtori i komunikimit tregon vështirësinë Muçit: Është i turpshë dhe emocional, skema e Solskjaerit do t’i nxjerrë në pah potencialin

Ish-drejtori i komunikimit te Beshiktashi ka treguar arsyen përse Ernest Muçi ka hasur vështirësi në klubin bardhezi. Ai ka thënë se lojtari shqiptar është i turpshëm dhe emocional, çka ia vështirëson së tepër procesin e përshtatjes. Sipas tij, Muçi tashmë do të ketë mundësinë të tregojë më shumë potencialin e tij nën drejtimin e Solskjaerit.

“Muçi është një djalë emocional. Ai mund të ketë vështirësi në përshtatje me ambientet e reja ku hyn për shkak të karakterit të tij të turpshëm. Besimi i tij është në pikën më të lartë për të parën herë që nga koha kur ai ka mbërritur. Ai do ta tregojë potencialin e tij edhe më shumë në sistemin e Solskjaerit, i cili kërkon më shumë goditje drejt portës”, ka deklaryar Okay Karacan-i./Sport Ekspres/