Shkëlqeu para syve të tij, ish-trajneri i Manchester United i bën menjëherë kërkesën e parë Ernest Muçit

Ernest Muçi ka prodhuar spektakël të vërtetë në ndeshjen e djeshme mes Beshiktashit dhe Samsunsporit. Futbollisti i Shqipërisë hyri në fushë në minutën e 60, por prodhoi pafundësisht mundësi shënimi dhe sipas Sofascore, ishte lojtari i ndeshjes së bashku me portierin e Beshiktashit.

Nga ana tjetër Solskajer, ish-trajneri i Manchester United dhe trajneri i ri i Beshiktash, e ndoqi këtë takim nga tribuna, përpara se të marrë zyrtarisht rolin e trajnerit të ekipit turk. Madje Solskajer është parë në tribunë duke mbajtur shënime si të ishte në pankinë.

Pikërisht në këtë takim Muçi ka shpalosur të gjithë potencialin e tij duke prodhuar magji në fushë. Mediat turke kanë raportuar se pas ndeshjes së djeshme, Solskjaer i ka kërkuar Muçit që të mos largohet nga ekipi pasi në sistemin që ai do të ndërtojë te Beshiktashi Ernesti do të ketë një rol të rëndësishëm. Megjithatë mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi pasi drejtuesit e Beshiktash kërkojnë ta shesin për të fituar para. /Sport Ekspres/