E pyesin për Asllanin, zëvendësi i Inzagit: Nuk është e lehtë të veshës fanellën e Interit, Kristjani ka dhënë gjithçka nga vetja

Zëvendëstrajneri i Interit ka folur për “DAZN”-in pak minuta përpara fillimit të ndeshjes kundër Empolit. Masimiliano Ferrisi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Asllani deri në këtë moment. Ai ka thënë se mesfushori shqiptar ka dhënë gjithçka nga vetja e tij, por të veshësh fanellën e Interit nuk është diçka e lehtë.

“Nuk është e lehtë të veshësh fanellën e Interit. Asllani gjithmonë ka dhënë gjithçka nga vetja. Ai luajti mirë kundër Venecias dhe performanca ndaj Bolonjës nuk ishte aspak keq. Jemi absolutisht të bindur se gjithashtu edhe Taremi do të japë kontributin e tij në aspektin e golave. Ai është i vlefshëm në fushë. Di si të lëvizë”, ka deklaruar Masimiliano Farrisi./Sport Ekspres/