Atalanta do të përballet ditën e nesërmë me Strum Graz-in në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 5 të fazës së parë të Champions League-s. Gasperini është paraqitur në konferencën e zakonshme për mediat, ku ka dhënë përshtypjet e tij për duelin e nesërm. Trajneri i Atalantës ka paralajmëruar zbulimin e ri te zikaltrit. Ai ka konfirmuar aktivizimin e Marco Palestrës. Ky i fundit është vetëm 19-vjeç dhe nesër ka mundësinë të zhvillojë paraqitjen e tij të 6 me Atalantën.
“Humbja me Napolin? Na ka mërzitur, por tani e kemi kthyer kokën nga Champions-i. Nesër mund të mbyllim kualifikumin. Kemi ndeshjen e duhur. Është një sfidë më e vështirë nga sa duket. Me siguri nesër do të luaj me Palestrën. Besoj se ka ardhur momenti për ta futur në një ndeshje të rëndësishme. Besoj se ky djalosh mund të jetë një surprizë e bukur”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/