E FUNDIT/ Solskjaer rikthen Ernest Muçin si titullar, shqiptari kërkon jehonën kundër ekipit të La Liga

Ernest Muçi është rikthyer sërish me vendin e titullarit. Cuditërisht trajneri i përkohshëm e uli Mucin në stol në ndeshjen kundër Samsunspor, atje ku Solskjaer po e ndiqte takimin nga tribuna. Pavarësisht se shqiptari kishte shkëlqyer në ndeshjet e fundit, Muci u ul papritur në stol.

Ndërkohë menjëherë pas ardhjes së Solskjaer, futbollisti i Kombëtares ka rigjetur veten në formacion, madje në ndeshjen e sezonit. Beshiktashi do të përballet me Atletico Bilbaon në Europa League dhe një humbje e nxjerr tërësisht jashtë gare. Por jo vetëm Muci, nga minuta e parë në këtë takim do ta nis edhe Milot Rashica. /Sport Ekspres/