Igli Tare është i pranishëm në “Air Albania”, për të ndjekur nga afër Kombëtare në ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024. Në një intervistë të dhënë për mikrofonin e “Supersport”-it përpara fillimit të takimit kundër Ishujve Faroe, ish-drejtori sportiv i Lacios ka treguar edhe dëshirën e tij për grupin që dëshiron në Europian. Tare kërko Gjermaninë, Italinë dhe Serbinë në të njëjtin grup me kuqezinjtë.
“Si fillim, uroj që Italia të kualifikohet. Do të doja një grup Gjermani, Itali, Shqipëri dhe Serbi. Kur fiton, fituesi ka të drejtë gjithmonë. Ai (Silvinjo) me të vërtetë ka të drejtë, sepse ka bërë zgjedhje të diskutueshme në formacion. Por i ka dhënë të drejtë fusha dhe faktet. Meriton respekt. Do ishte e rëndësishme që përpara eliminatoreve të rinovonte kontratën, për të marrë kohë për të përgatitur kualifikueset për Botërorin e 2026-s”, ka deklaruar Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/