PSG-ja do të përballet mbrëmjen e nesërme me Shtutgartin në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Parisienët kanë shansin e fundit për të siguruar kualifikimin dhe ky fakt duket se ka vënë në presion Luis Enriken. Trajneri spanjoll ka thënë përpara gazetarëve se nuk ndjen aspak qetësi në prag të këtij të takimi. Luis Enrike më tej ka refuzuar të tregojë çelësin e suksesit për ndeshjen e nesërme, pasi druhet se trajneri kundërshtar do të jetë gati për të marrë masat.
“Jam 0 i qetë, si në çdo ndeshje tjetër të Champions League-s. I përgatitur për kompeticionin. I përgatitur për një format të ri, që e keni parë se ka pasur shumë befasi. I përgatitur për të garuar kundër një kundërshtari që luan shumë mirë futboll. Çelësi për të fituar ndeshjen? Nuk do ta them përpara ndeshjes, që të mos e dijë trajneri i Shtutgartit. Nuk do të tregoj çelsin për këtë ndeshje”, ka deklaruar Luis Enrike./Sport Ekspres/