Barcelona-Atalanta është një nga ndeshjet që spikat më tepër në javën e fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Gasperini i ka thurur elozhe kundërshtarëve të tij në prag të kësaj sfide. Trajneri i Atalantës i vlerëson katalanasit si klubin më të mirë të Spanjës dhe përballja ndaj tyre do të shërbejë si një barometër për të mësuar nivelin në të cilin vërtetë gjenden bergamaskët.
“Barça është ekipi që më kënaq më shumë kur e shoh. Atalanta përballet për herë të parë me Barcelonën dhe do të jetë një lloj barometri për skuadrën time. Të përballurit me një ekip kaq të madh do të na lejojë ne të shohim se sa garues jemi. Barça është klubi spanjoll më i mirë”, ka deklaruar Xhanpiero Gasperini./Sport Ekspres/