Gjimshiti ka për detyrë të ndalë furinë e Barcelonës, Asllani dhe Laçi titullarë në Champions League

Mbrëmja e sotme do të vulosë fatet përfundimtare të skuadrave në Ligën e Kampionëve. Katër futbollistë shqiptarë do të jenë në fushë nga minuta e parë në këtë kompeticion. Berat Gjimshitin e pret një sfidë e vërtetë këtë mbrëmje, teksa do të ketë për detyrë të ndalë furinë e Barcelonës.

Ndërkohë nga minuta e parë do të hyjë në fushë edhe Kristjan Asllanin. Mesfushori i Interit ka pasur besimin absolut të trajnerit Inzagi në këto javë të fundit. Ndërkaq, titullarë do të jenë edhe Granit Xhaka me Qazim Laçin. Të dy mesfushorët do të përballen me njëri-tjetrin në fushë në këtë javë të fundit të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndërkohë të njëjtin fat si katër lojtarët e tjetër shqiptar nuk e ka Arbër Hoxha. Ky i fundit do të nisë nga stoli duelin kundër Milanit./Sport Ekspres/